Informacione lidhur me tregtinë e njerëzve kundër qëllimeve të shfrytëzimit seksuales në hamburg
Ju detyroheni të bëni prostitucion
Kushtet e punës në prostitucion janë të padurueshme dhe shumë të këqija Nuk e keni të lejuar,
- Të zgjidhni klientët
- Praktikat seksuale që ju dëshironi të ofroni
- Çmimin që dëshironi të merrni nga klientët
Nuk keni të drejtë të mbani të hollat që fitoni Ju e njihni një person që ka nevojë për ndihmë U nevojiten informacione më të hollësishme Na merrni në telefon.
Këshillimi bëhet me besueshmëri të plotë.
Ne nuk bëjmë asgjë pa pajtimin dhe marrëeveshjen tuaj.
SHFRYTËZIMI NË PROSTITUCION
Disa shembuj:
- Jeni të detyruar t’i pranoni të gjithë klientët
- Nuk keni të drejtë t’i refuzoni dëshirat seksuale të klientëve
- Jeni të detyruar të punoni edhe pa mbrojtje / prezervativ
- Ju merren dokumentat e udhëtimit ose identifi - kimit
- Nëse jeni të kufi zuar të lëvizni lirshëm ose jeni nën kontroll
- Nuk e keni të lejuar të bëni vetë çmimin
- Gjatë punës nuk keni të drejtë të bëni pushim ose të merrni ditë të lira
- Ju keqtrajtojnë, ju kërcënojnë ose ju vënë nën presion
- Dikush ju vë nën presion për borxhin që keni
- Jeni të detyruar t’i jepni gati të gjitha të ardhurat
- Ju kërcënojnë që s’keni leje pune ose leje qëndrimi/ dokumentacione legale
- Nuk ju lejohet të vizitoni mjekun edhe nëse jeni të sëmure
Kjo mund të jetë trafi kim ndaj qenieve njerëzore. Edhe pse në fi llim keni miratuar atë marrëveshje.
KOOFRA MUND TË JU NDIHMOJË!
KOOFRA
- ndihmon njerëzit që janë të prekur nga trafi kimi i qenies njerëzore
- është e pavarur
- jep këshilla dhe informacione E drejta për mbështetje dhe për ndihmë u takon edhe juve!
- Ne ju këshillojmë
- Bisedat bëhen në mënyre anonime dhe me besueshmëri të plotë
- Të gjitha informatat mbeten mes nesh
- Punonjëset tona vinë nga vendlindja e juaj ose fl asin gjuhen tuaj amëtare
ÇFARË OFRON KOOFRA?
- Ndërmjetëson në rregullimin e vendbanimit apo strehimit në përkujdesjen shëndetësore, në sigurimin e mjetëve jetësore, në këshillimin juridik falas
- Shoqërimin nëpër institucione të ndryshme
- Mbështetje në rregullimin e çështjeve të pasaportës
- Sipas dëshirës: shoqërimin në polici
- Sipas dëshirës: ndihmë për kthimin në vendlindje
- Dhe shumë më tepër