Informacione lidhur me tregtinë e njerëzve kundër qëllimeve të shfrytëzimit për punë në Hamburg
Kushtet e punës janë të padurueshme
- Jeni nën presion të punoni dhe të bëni punë kundër dëshirës suaj
- Ju nuk merrni rrogë ose paguheni shumë pak për punën që bëni
- Ju jeni të detyruar të punoni më tepër dhe më gjatë se sa punëtorët e tjerë
- Ju e njihni një person që ka nevojë për ndihmë
- U nevojiten informacione më të hollësishme
Na merrni në telefon.
Këshillimi bëhet me besueshmëri të plotë.
Ne nuk bëjmë asgjë pa pajtimin dhe marrëveshjen tuaj.
SHFRYTËZIMI NË PUNË
Disa shembuj:
- Jeni të detyruar të bëni punë të rrezikshme
- Gjatë punës nuk u ofrohet veshje mbrojtëse për punë
- Pasaportin apo edhe dokumentët e udhëtimit ua kanë marrë
- Punëdhënësi i juaj u vë nën presion për borxhin që i keni
- Për punën qe bëni nuk merrni rrogë aspak ose paguheni shumë pak
- Ju keqtrajtojnë, ju kërcënojnë ose ju vënë nën presion
- Ju kërcënojnë për arsyen që s’keni leje pune ose dokumentacione legale
- Juve nuk ju japin ditë pushimi /asnjë ditë të lirë
- Nuk keni të drejtë të shkoni te mjeku, edhe nëse jeni i sëmurë
- Nuk keni të drejtë të lëvizni të lirë dhe jeni gjithmonë nën vëzhgimin e punëdhënësit tuaj ose personave të tjerë
Kjo mund të jetë trafi kim ndaj qenieve njerëzore.
Edhe pse në fi llim keni miratuar atë marrëveshje.
KOOFRA MUND TË JU NDIHMOJË.
KOOFRA
- ndihmon njerëzit që janë të prekur nga trafi kimi i qenies njerëzore
- është e pavarur
- jep këshilla dhe informacione
E drejta për mbështetje dhe për ndihmë u takon edhe juve!
- Ne ju këshillojmë
- Bisedat bëhen në mënyre anonime dhe me besueshmëri të plotë
- Të gjitha informatat mbeten mes nesh
- Punonjëset tona vinë nga vendlindja e juaj ose fl asin gjuhen tuaj amëtare
Çfarë ofron KOOFRA?
- Ndërmjetëson në rregullimin e vendbanimit apo strehimit, në përkujdesjen shëndetësore, në sigurimin e mjetëve jetësore, në këshillimin juridik falas
- Shoqërimin nëpër institucione të ndryshme
- Mbështetje në rregullimin e çështjeve të pasaportës
- Sipas dëshirës: shoqërimin në polici
- Sipas dëshirës: ndihmë për kthimin në vendlindje
- Dhe shumë më tepër